Site icon PrishtinaPress

Ky është grupi kriminal i akuzuar për grabitjen e rreth 1 milionë € nga automjeti i “Besa Security”

Grupi kriminal që po akuzohet për grabitjen spektakolare të rreth 1 milionë eurove nga automjeti i kompanisë së sigurimit “Besa Security” më 18 nëntor të vitit 2021 në fshatin Parallovë, shumë shpejt pritet të ulen në bankën e të akuzuarve. Ndaj gjashtë të dyshuarve,  Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë për disa vepra penale. Në mesin e tyre ishte edhe menaxheri i kompanisë, i cili ishte përfshirë në planin si në filma, për të cilin Gazeta Sinjali kishte raportuar ekskluzivisht.   

Siç merr vesh Sinjali, gjashtë personat që po akuzohen për këtë rast, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale  ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’ janë:

Në këtë rast, grupi i akuzuar kishte një ‘dorë’ brenda kompanisë, e që ishte Milaim Lipovica, menaxher i Logjistikës, i cili ‘sigurimin’ e vetëm që e ka bërë në këtë rast ka qenë ndihma për t’u grabitur paratë nga kompania në të cilën shërbente.

I akuzuari Gashi ka siguruar dhe vënë në qarkullim automjetin e tipit ‘’Volvo’’, ndërsa Lipovica si menaxher në Kompaninë “Besa Security’’, “ka përgatitur automjetin special për transportimin e parave të gatshme, ashtu që i njëjti  pa dijeni të pronarit të kompanisë, këtë automjet e ka dërguar në autoservis pronar i të cilës ishte i akuzuari  Xhaka., ku aty bashkë me të ia vendosin pajisjen elektronike për ç’aktivizim të motorit nga distanca përmes teledirigjimit dhe në ditën kritike të pandehurit Berisha, Sogojeva dhe Muqolli., automjetin ‘’Volvo’’ e fshehin në fshatin Parallovë, ndërsa me automjet ‘’Zafira’’ i vihen pas në përcjellje automjetit ‘’Fiat’’, i cili kishte grumbulluar paratë nga automatet bankare për t’i dërguar në Bankën Qendrore Pro Credit në Prishtinë, ku me të arritur në fshatin Parallovë, e ndalin me teledirigjim dhe të njëjtit të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, fillimisht gjuajnë me armë, pastaj shoferin dhe tre punëtorë tjerë i nxjerrin jashtë, marrin nga automjeti 10 çanta të mbushura me para, i vendosin në automjetin e tyre dhe shkojnë tek vendi ku e kishin lënë automjetin ‘’Volvo’’, ndërsa automjetin ‘’Zafira’’ e djegin.”

Exit mobile version