5.7 C
Pristina
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

spot_img

Ky është gabimi pas lindjes së fëmijës, prandaj fëmija juaj vazhdimisht vuan nga infeksionet e veshit

Pezmatimi i veshit është një nga sëmundjet më të zakonshme prej të cilës vuajnë fëmijët, qysh kur ata bëhen tre vjeçarë. Statistika nga shkencëtarët në Universitetin e Teksasit tregoi se 70 përqind e fëmijëve ka pasur të paktën një infeksion të veshit të mesëm.

Simptomat e para janë ftohja, hunda e bllokuar me kanale hundore të zëna, që më pas çon në një grumbullim të lëngjeve pas daulles së veshit. Ky lëng është ideal për shumëzimin e baktereve që shkaktojnë infeksionin e veshit, raporton 24sata.hr.

Ekspertët në Universitetin e Teksasit janë marrë me inflamacionet dhe infeksionet te fëmijët, duke treguar se ato janë në rënie të ndjeshme në 20 vitet e fundit.

Si një nga shkaqet e inflamacionit të veshit të mesëm janë ekspozimi i fëmijëve ndaj tymit të duhanit dhe mungesa e qumështit të gjirit në fillim të jetës.

Hulumtuesit nga Teksasi arritën në përfundimin se dhënja e gjirit në gjashtë muajt e parë të jetës redukton rrezikun e infeksionit të veshit, ndërsa ushqimi i bebes vetem me qumësht të gjirit në periudhë prej tre muajsh redukton rrezikun me 60 për qind. Qumështi i nënës përmban antitrupa që mbrojnë fëmijën nga infeksioni.

Se fëmija juaj ka një vesh të infektuar, mund të shihet nga hundët e zëna, rritja e temperaturës, nervozizmi, dhe pas gjithë kësaj fëmijët vazhdimisht e fërkojnë veshin e infektuar, duke ua bërë më dije prindërve se janë të sëmurë. Gjithashtu, fëmijët që vuajnë nga alergjitë gjenetike ose kanë bajame të ndjeshme janë më të prirur për inflamacion të veshit të mesëm.

Prandaj është e rëndësishme që kur fëmija ftohet, duhet pastruar zgavrat hundës dhe të spërkaten me solucion fiziologjik. Prandaj prindër, nëse pini duhan mos e bëni këtë në praninë e fëmijëve dhe gjithmonë përpiquni që dhoma ku qëndrojnë fëmijët tuaj të jetë e  freskët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img