Që nga menaxheri legjendar argjentinas, Helenio Herrera, që drejtoi Interin në fitimin e dy Kupave të para evropiane në vitet 1960, klubi historik italian ka pasur një lidhje, pothuajse të pazgjidhshme me kontinentit e Amerikës së Jugut.
Inter duhej të priste 35 vjet të gjata për të shtuar një tjetër Kupë Evropiane për dhe kur ajo u arrit në vitin 2010 ka pasur një ndikim të madh nga futbollistët e Amerikës së Jugut.
Kjo pasi, gjashtë nga 11-shi startues të Jose Mourinhos ishin nga ky vend, ndërsa sulmuesi argjentinas, Diego Milito shënoi dy golat në fitoren 2-0 kundër Bayern Munich në finalen e Madridit.
Sulmuesit e shpejtë në ditët e sotme dhe të fortët mbetet ende pjesë e kontingjentit të Jugut Amerikan në skuadër me pesë argjentinas, tre brazilianë, një kilian dhe një kolumbian, ku të gjitha konkurrojnë për një vend në skuadër.
Mauro Icardi (Argjentinë), si kapiten dhe Miranda (Brazil) si zëvendës-kapiten, janë nga Amerika e Jugut gjithashtu. /Telegrafi/
Ky është formacioni i kombinuar jug-amerikan i Interit:
Julio Cesar – Portier (Brazil), 300 paraqitje
Maicon – Mbrojtës i djathtë (Brazil), 236 paraqitje
Lucio – Qendërmbrojtës (Brazil), 136 paraqitje
Walter Salmuel – Qendërmbrojtës (Argjentinë), 236 paraqitje
Ivan Cordoba – Mbrojtës i majtë (Kolumbi), 455 paraqitje
Javier Zanneti – Mesfushor-defensivë (Argjentinë), 858 paraqitje (Rekord i klubit)
Esteban Cambiasso – Mesfushor qendror (Argjentinë), 420 paraqitje
Sebastian Veron – Mesfushor qendror (Argjentinë), 74 paraqitje
Alvaro Recoba – Mesfushor-sulmues (Uruguai), 260 paraqitje
Ronaldo – Sulmues (Brazil), 99 paraqitje
Diego Milito – Sulmues (Argjentinë), 171 paraqitje
Formacioni:
Rezervistët: Ivan Zamorano, Matias Almeyda, Hernan Crespo, Gabriel Batistuta, Kily Gonzalez, Nicolas Burdisso, Santiago Solari, David Pizarro, Maxwell, Julio Cruz, Adriano, Coutinho, Fredy Guarin, Hernanes, Mauro Icardi, Miranda.