Agjencia e Statistikave të Kosovës ka shpallur fituesin në lojën shpërblyese për atë që e gjen saktë numrin e popullsisë rezidente në Kosovë.
Fituesi është Alberit Sopa, i cili do të marrë shpërblim 10 mijë euro bruto.
Sopa ka parashikuar se popullsia rezidente e Kosovë do të jetë 1 milion e 586 mijë e 640, 19 banorë më pak se sa doli.
Parashikimi i tij ka qenë më i afërti me shifrën që dha ASK, e që është 1 milion e 586 mijë e 659.
Në këtë lojë shpërblyese kanë marrë pjesë 23 mijë e 494 pjesëmarrës.