Site icon PrishtinaPress

Ky është emri me të cilin Kiara dhe Luizi do ta pagëzojnë të bijën e tyre?

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito po bëhen prindër për herë të parë. Historia e bukur e dashurisë në “Big Brother VIP” u kurorëzua me frytin e ndjenjës së tyre.

Nëpërmjet një kënge të titulluar “Frymë”, Luizi konfirmoi lajmin e ëmbël për të gjithë ndjekësit.

Mirëpo, planet e tyre për fëmijë nisën më herët në BBV.

Ishte ish-konkurrenti ai i cili shprehte dëshirën e madhe të bëhej prind. Madje, tregonte edhe emrin që kishte menduar për fëmijën nëse do të ishte vajzë.

Luizi tregonte se vajza e tij do të quhej Katalea.

Nëse do t’i qëndrojë kësaj fjale apo jo, mbetet për t’u parë.

Exit mobile version