0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Ky është drenicasi i ekstraduar nga Gjermania në Kosovë për mashtrim, i konfiskohen dokumentet

Pas një kohe në arrati, 53-vjeçari nga Drenasi i dyshuar për veprën penale të mashtrimit, është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë. Të njëjtit i janë marrë dokumentet dhe së shpejti pritet të dalë para Gjykatës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Lulzim Cikaqin, i cili po kërkohej me urdhër arrest ndëkombëtar.

Cikaqi kishte arritur të qëndrojë në arrati për një kohë dhe kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Mashtrimi”.

Sinjali mëson se pas ekstradimit, i dyshuari është dërguar në Prokurori, ku është urdhëruar që t’i konfiskohen të gjitha dokumnetet personale.

Të njëjtat burime thone se i njëjti do të dalë të hënën para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img