0.5 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Ky është dokumenti që nis procedurat për largimin e katër kryetarëve në veri

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka filluar procedurat për dorëheqjen e katër kryetarëve në komunat në veri.

Në vendimin që është publikuar nga MAPL, është caktuar grupi punues për hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.

Ky grup punues është duke u mbështetur edhe nga zyra e BE-së në Kosovë, përfaqësues nga ambasadat e akredituara në Republikën e Kosovës.

Grupi punues duhet ta finalizojë Projekt-Udhëzimin Administrativ dhe ta procedojë te zyra e Sekretarit të përgjithshëm të MALP-së deri me datën 1 shtator të këtij viti.

Kujtojmë, më 10 korrik, Kosova ka arritur marrëveshje me BE-në për ulje të tensioneve, dhe në të është përfshirë edhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në veri.

Së fundi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhje nuk mund të ketë pa shtensionim të plotë të situatës në veri.

“Në do të sigurohemi që kjo përvojë e re që do ta kemi me ndërprerjen e mandatit të këtyre kryetarëve në veri, të ketë mbështetjen dhe garancitë ligjore dhe procedurale. Pra, duhet të sigurohemi që procesi i tillë të jetë aq e sigurt saqë të jetë e pasfidueshëm në kuptimin legal dhe juridik”, ka thënë Kurti.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme mund të zhvillohen nëse 20 për qind e votuesve në një komunë nënshkruajnë një peticion për largimin e kryetarit të asaj komune.

Ky peticion, sipas Krasniqit, më pas do të dërgohej në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), që do ta verifikonte atë dhe më pas do të niste një referendum me pyetjen se a duhet të shkarkohet kryetari.

Ndërsa, dy kryetarët nga radhët e PDK-së, në Zveçan dhe Zupin Potok, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri kishin deklaruar për Klankosova.tv se nuk e kanë opsion dorëheqjen.

Ndryshe, BE-ja ka bërë thirrje që zgjedhjet në veri të mbahen në një afat sa më të shkurtër kohor./Klankosova.tv.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img