Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën e përbashkët me 76 vota për kundër referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë. Dokumenti është publikuar në uebfaqen e Kuvendit.
Nga 77 deputetë në Kuvend, 76 kanë votuar pro miratimit të rezolutës për moslejimin e referendumit kushtetues të Serbisë në Kosovë, asnjë votë kundër dhe 1 abstenim.
Miratimi i kësaj rezolute ka ardhur pas bashkërëndimit të pikave me Lidhjen Demokratike të Kosovës , AAK-në dhe Grupin multi-etnik.