Komisioni Qendror Zgjedhor në mbledhjen e mbajtur së fundi, ka marrë vendim për zëvendësimin e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi-Goodman, me Nasuf Bejtën.
Në zgjedhjet e fundit qendrore, Bejta kishte garuar me numrin 64 dhe kishte arritur t’i marrë rreth 5 mijë vota e 763 vota.
Vasfije Krasniqi-Goodman, ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetes së Kuvendit të Kosovës më 21 shtator.
Kjo është bërë e ditur nga Krasniqi, përmes një reagimi në Facebook.
Ajo ndër të tjerash theksoi se ky vendim vije si pasojë e gjendjes së saj jo të mirë shëndetësore.