Nivel i lartë i akrilamidit kancerogjen u gjet sot në patatet e skuqura të prodhuara në Serbi. Ato u ndalën në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.
Inspektorati Shtetëror i Kroacisë ka konfirmuar për N1 se është prodhuesi Chips way d.o.o. nga Çaçaku dhe produkti “CHIPS bits&bytes ribbed paprika” në paketim 150 gram.
Këto patate të skuqura, sipas N1, janë me aromë piper dhe kanë një afat prodhimi deri më 25 dhjetor 2023.
Barkodi i produktit është 3 856025 853261, seria L28062023 (L280623 A09:31).