Site icon PrishtinaPress

Ky është burgu ku njerëzit shkojnë vullnetarisht dhe paguajnë për gjithçka në fund

Në vend që të shkojnë në një hotel luksoz, koreanët shkojnë në burg kur janë nën stres.

Të paktën, kjo është ideja kryesore e hotelit “Prison Inside Me” i vendosur në Hongcheon, Koreja e Jugut, i cili duket si një burg.

Njerëzit paguajnë rreth 80 euro në ditë për t’u privuar nga liria dhe për t’u mbyllur në një qeli pa asnjë të mirë të kësaj bote.

Në një dhomë të vogël prej 5 metrash katrorë, aq e vogël sa nuk ka vend për shtrat, mund të qëndroni 24 ose 48 orë.

Ju flini në një shtrojë në dysheme dhe e vetmja lehtësi që mund të shijoni është qasja e papenguar në tualet dhe lavaman. Dy herë në ditë do të merrni një vakt – zakonisht pak qull me bazë tërshëre dhe oriz, ndera interesi juaj i vetëm do të jetë shikimi nga dritarja e vogël në dhomë, transmeton Telegrafi.

Në këtë burg nuk mund të sillni celular, kompjuter apo ndonjë pajisje tjetër elektronike. Nuk mund të marrësh as një libër me vete. Qëllimi kryesor është të largoheni nga stresi i përditshëm dhe të kaloni kohë në soditje të qetë pa asnjë ndikim të jashtëm.

Të ftuarit më të shpeshtë të burgut “Prison Inside Me” janë studentët dhe punonjësit e kompanive të ndryshme, të cilët çdo ditë janë të ekspozuar ndaj një niveli të lartë stresi që përndryshe e kanë të vështirë ta përballojnë. Në burgun e rremë, ata heqin qafe atë stres dhe gjejnë ngushëllim të përkohshëm në heshtje dhe izolim.

Ky institucion penal fals është hapur nga avokati Kwon Jong-suk nga kompania “Happiness Factory” në Korenë e Jugut në vitin 2013 dhe deri më tani kanë kaluar disa mijëra njerëz.

Exit mobile version