7.7 C
Pristina
spot_img
Home Lajme Ky është avokati që do të mbrojë Thaçin në Hagë

Ky është avokati që do të mbrojë Thaçin në Hagë

107
Advertisement

Presidenti Hashim Thaçi do të mbrohet në Hagë nga avokati britanik Geoffrey Nice.

Advertisement

Thaçi u nis sot nga Tirana për t’u intervistuar nesër në Hagë, për akuzat që janë ngritur kundër tij për krime lufte.

Në këtë intervistim Thaçi do të paraqitet si President i Kosovës, ndërsa ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nëse akuzat e ngritura ndaj tij do të vërtetohen.

Ndërkohë avokati që do të mbrojë Thaçin, Geoffrey Nice është një prej figurave më të dashura publike për shqiptarët e Kosovës menjëherë pas luftës, ka qenë prokurori i Tribunalit të Hagës, Sir Geoffrey Nice. Ai, udhëhoqi gjyqin e Sllobodon Millosheviqit, personit me të urryer në Kosovë.

Nice ka vijuar të mbështesë shqiptarët edhe në vitin 2011 ku doli kundër me raportin e senatorit zviceran Dick Marty, që akuzonte direkt kryeministrin Thaçi, dhe gjithë hierarkinë e UÇK’së, për trafikim të organeve dhe akuza tjera mjaft bizare, shkruan TCH.

PostAdssFotoja e reklamës
× Reklamë