1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është anëtari neo-nazist rus me nofkën ‘Serbi’ që ekzekutoi ushtarin e zënë rob ukrainas Tymofiy Shadura

Ushtari ukrainas Tymofiy Shadura, i cili para ekzekutimit të tij pinte me qetësi një cigare në një llogoret dhe bërtiste “Lavdi Ukrainës!”, u vra nga anëtarët e njësisë neo-naziste “Rusich” që lufton si pjesë e grupit paramilitar rus “Wagner”.

Tymofiy ishte shpallur si person i zhdukur që nga 3 shkurti dhe është kapur pranë Vuledarit në rajonin e Donetskut.

Videoja e ekzekutimit të tij është publikuar nga grupi neo-nazist në kanalin e tyre në Telegram me përshkrimin “Më në fund një reagim normal”.

Grupi ekstremist “Rusich” udhëhiqet nga ish-parashutisti Alexey Milchakov i njohur me nofkën “Serbi”, 31-vjeçar nga Shën Petersburgu dhe Jan Petrovski. Ky i fundit ka jetuar për një kohë në Norvegji dhe nuk është shumë i ekzpozuar sesa Milchakovi.

“Serbi” është adhurues i kriminelit serb Arkan, që është i njohur për krimet e tij në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, dhe është tifoz i ekipit të futbollit “Crvena Zvezda” të Beogradit.

Milchakov ishte i ftuar në disa kanale televizive zyrtare ruse duke folur hapur për pikëpamjet e tij naziste, ndërsa gazetarët perëndimor e quajtën atë një sadist neo-nazist.

“Duhet të kuptosh se kur vret një person, merr emocionin e gjuetisë. Nëse nuk keni qenë kurrë në gjueti, duhet ta provoni. Interesante”, shpjegon ai për mediet ruse duke shtuar se ka luftuar që nga viti 2014 në rajonin e pushtuar të Donbasit.

Në vitin 2017 ai luftoi edhe në Siri në krah të regjimit të Bashar al-Assadi dhe kishte publikuar në video duke u kënaqur në një vilë me një pishinë pranë qytetit të Palmyras.

Ai ia vuri vetes nofkën “Serbi”, sepse ishte magjepsur nga karakteri dhe veprimet e kriminelit të luftës Zheljko Razhnatoviq – Arkan, i cili me grupin e tij paramilitar “Tigrat” shkatërroi Kroacinë, Bosnjën e Hercegovinën dhe Kosovën, duke lënë gjurmë të përgjakshme, djegur shtëpi dhe plaçkitur gjithçka.

Paramilitari Milchakov ka bërë një tatuazh me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Ai është shumë i lidhur me fansat e “Crvena Zvezda” dhe se në rrjetet sociale ka dërguar video dhe foto i veshur me këmisha “Delia” dhe është e pamohueshme se aty ai ka miq në rrethin ekstrem të këtij klubi futbollistik.

Ai doli në qendër të vëmendjes së publikut në vitin 2011 kur filmoi veten duke torturuar dhe prerë kokën e një qeni, e publikuar në profilin e tij të rrjetit social rus VK, duke bërë thirrje për vrasjen e njerëzve të pastrehë, këlyshëve dhe fëmijëve.

Ky neo-nazist preferon të vrasë kur gjahu i tij është i palëvizshëm sesa kur vrapon. Këtë herë ai e konfirmoi duke qëlluar një ushtar ukrainas të zënë rob.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img