1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit!

Vjosa Osmani, e mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje janë në kërkim të sigurimit të kuorumit për thirrjen e seancës në të cilën do të votohet për pozitën e presidentit.

Zgjedhja e presidentit është sfida e parë për qeverinë e vendit.

E hëna e ardhshme është data e fundit kur vendi duhet të ketë presidentin e ri, pasi kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës.

Mandati aktual i presidentit skadon me 5 maj, andaj sipas ligjit dita e fundit kur duhet të zgjidhet presidenti është 5 prilli.

Yll Zekaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 5 prill Kosova do të përballet me një situatë të re.

“Çdo tejkalim i datës 5 prill, është tejkalim i afateve kushtetuese dhe ligjore. Kjo nuk duhet të ndodhë në një sistem të demokracisë parlamentare. Nëse tejkalohet edhe 5 prilli, do të provohet deri me 5 maj ku pas kësaj date Kosova do të përballet me një krizë kushtetuese të paprecedentë”, thotë ai.

PDK-ja e AAK-ja janë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në seancën e zgjedhjes së presidentit të ri, derisa LDK-ja, ka thënë se do të marrë pjesë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img