Ambasada e Amerikës në Kosovës njofton se ia ka dhënë vizën e parë turistike një pensionisti kosovar.
Sipas ambasadës, fituesi i kësaj vize Mehdi Ali u njoftua për mënyrën e aplikimit gjatë një intervistë të konsullit për një medium.
Postimi i ambasadës:
Miqë të Facebook-ut, ju njoftojmë me Mehdi Aliun. Aliu është kosovari i parë mbi moshën 60 vjeçare që aplikon për vizë turistike në ambasadën amerikane në Prishtinë.
Ai kuptoi se mund të aplikojë në Prishtinë duke e shikuar intervistën e fundit të konsullit në RTK i cili njoftoi shërbimin e ri të vizave. Aliu ishte shumë i gëzuar që do të mund ta shmangte udhëtimin e tij në Shkup!
Aliu është i pensionuar dhe ka plan që më vizën e tij të re ta vizitojë vajzën e tij shtetase të New York-ut.