Personi që u palgos të premtën në Mitrovicë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Demos.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Demos zyra për komunikim e QKUK-së.
“Zyra për informim e QKUK-së, ju konfirmon se përkundër përpjekjeve maksimale nga stafi i Klinikës Emergjente, një person i plagosur në Mitrovicë, nuk ka arritur të mbijetojë, për shkak të plagëve që ka pasur dhe gjendjes së rënduar shëndetësore!”, ka thënë zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu për Demos.
Viktima është 40-vjeçari, F.Z, ndaj të cilit janë shkrepur gjashtë plumba dhe e gjithë kjo ka ndodhur pas shpinës së tij.
Kështu ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.