Site icon PrishtinaPress

Ky është 36-vjeçari që vdiq në aksident Prishtinë-Ferizaj

Sot në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj ka vdekur një 36 vjeçar si pasoj e një vetëaksidenti.

Mësohet se personi qe humbi jetën në vetëaksident është Albër Qovanaj nga Prizeni.

Në lidhje me këtë rast, tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Sot rreth orës 03:00 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arrit të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës: A.Q, mashkull, 36 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Trupi i pajetë i viktimës me rekomandim të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që lënduari i dytë është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë njoftuar nga policia e Kosovës./Prishtinapress/

Exit mobile version