1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Ky ështe 36-vjeçari gjendet pa shenja jete nga shoku i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në një villë në fshatin Prekoc të Novobëedës, ku një i ri u gjet pa shenja jete dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ka vdekur. Ky rast ka tronditur familjen Aliu, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Beratit, raporton Sinjali.

Sinjali mëson se vdekjen e Berat Aliut, 36-vjeçar e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me Policinë, ku pas ekzaminimeve fillimisht u konstatua se i ndjeri nuk ka shenja dhune. Për ta kuptuar shkaktarin e vdekjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sinjali raportoi mbrëmë se i dyshuari u gjet nga shoku, në villën e tij (villën e të ndjerit) ku kishin kaluar një natë bashkë, por të nesërmen ai u alarmua kur e pa që Berati s’kishe shenja jete.

Kjo e bëri që të njoftojë menjëherë Policinë dhe Autoambulancën, me ç’rast të gjitha njësitë përkatëse intervenuan në vendin e ngjarjes.

Ajo që dihet deri më tani është se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Vdekje e dyshimtë” për t’u zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img