-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është 30-vjeçari që u gjet i vdekur në hollin e hotelit në Prishtinë

Një ngjarje të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm të Hotel Grandi në Prishtinë, ku një 30-vjeçar ka vdekur në rrethana të dyshimta. Policia e ka konfirmuar rastin ndërkohë që është bërë e ditur se vdekja e të riut është cilësuar si e dyshimtë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije për Sinjalin se personi që u gjet pa shenja jete është Erblin Shala, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Edhe nga Policia kanë njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ku do të konstatohet shkaktari i vdekjes.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç. Aktualisht policia  ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se janë marrë deklaratat edhe të disa dëshmitarëve që kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur rasti.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img