Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë,.
Këmbësori që mbeti i vdekur si pasojë e aksidentit është Shkumbin Habibaj, 26 vjeçar, mëson Gazeta Sinjali.
Për rastin ka folur edhe Policia, e cila ka konfirmuar për Gazetën Sinjali se shoferja e veturës është shoqëruar në stacion policor.
“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një automjet.