Site icon PrishtinaPress

Ky është 23-vjeçari i arrestuar në Kaçanik, ishte dënuar me mbi 1 vit burgim për dy raste

Në mesin e personave që janë kapur së fundmi nga Policia, me urdhëresë të Gjykatave është edhe një 23-vjeçar nga Kaçaniku, i dënuar me më shumë se 1 vjet burgim për dy vepra penale. 

Sinjali ka mësuar se personi që u kap sot në fshatin Ivajë është Çlirim Livoreka. 

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i njëjti ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Ferizaj për dy raste të ndara, me një vit e 2 muaj burgim. 

Ai është arrestuar në orët e paraditës dhe pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Prishtinë.

Exit mobile version