1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Ky është 22-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmë në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Lipjan, ku gjatë një përleshjeje mes pesë personave u përdorën edhe armë zjarri. Si pasojë një 22-vjeçar ndërroi jetë në spital ndërsa, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

I riu që ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, është Dardan Gashi. Sipas informacioneve të para gjithçka ka ndodhur në kafenenën ‘Check In’, ku pas një zënke lidhur me disa vajza, të rinjtë kanë filluar të rrahën mes vete.

Dy të dyshuarit, Gazmend Selimi dhe Muhamet Gashi, menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësitet policore janë vënë në kërkim të dy të dyshuarve, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Lëndim i rëndë trupor’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit./sinjali.com/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img