PrishtinaPress raportoi mbrëmë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Lupq të Podujevës, ku një i ri gjuajti me armë derisa nuk dihen ende arsyet. 22-vjeçari shumë shpejt ra në prangat e Policisë ndërsa u konfiskuan armë, fishekë dhe një gëzhojë.
Burimet e Sinjalit nga Prokuroria bëjnë të ditur se i dyshuari është Lavdim Dedinja.
Njësitë policore kishin ndalë një veturë e cila ishte duke qarkulluar, dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë bashkë me fishekë dhe një gëzhojë.
Njëri prej personave që ndodheshin në veturë, i cili rezulton të ketë qenë Dedinja është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit i cili ka pranuar se ka shtënë me armë zjarri.
Arma bashkë me municionin është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në Polici dhe është dërguar në mbajtje.
Me urdhër të prokurorit, ndaj 22-vjeçarit është iniciuar rast për veprën penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.