Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan, ku një 19-vjeçar u gjet pa shenja jete në një garazh.
Mësohet se viktima është Alton Krasniqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha se kanë nisur hetimet mbi vdekjen e 19 vjeçarit.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një trup të pa jetë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Hallaq i Madh në komunën e Lipjanit. Mjekët emergjent kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, 19 vjeç. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim mbi vdekjen, dhe me kujdes të shtuar po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ekzaminuese, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.