Një aksident trafiku me pasoja fataliteti është raportuar në orët e mesditës së sotme rreth orës 12:00 të datës 16 prill 2017, shkruan Gazeta NewBorn.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Mitrovicë – Skenderaj, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Klinë ’’, në aksident ishte e përfshirë një veturë civile, si pasoj e aksidentit një person i moshës rreth 17 vjeçar, ka ndërruar jetë , ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKU Prishtinë.
Viktima Florian Mecini 17 vjeç. Shokët e tij të tronditur nga lajmi kanë filluar të shprehin ngushëllime.
Nga ekzaminimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se shkaktar dyshohet të ketë qenë pakujdesia, mos përshtatja e shpejtësie me kushtet e rrugës të drejtuesit te automjetit njërit viktimës e rastit, i cili humbë kontrollin ndaj automjetit ku rrokulliset në pjesët anësore te rrugës.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.