Presidenti Hashim Thaçi sot i ka dërguar kryeparlamentarit Kadri Veselit projektligjin për shndërrimin e FSK-së në ushtri.
Ky projektligj do të shkon në Kuvendin e Kosovës për votim nga deputetët.
Ndërkaq në këtë projektligj është cekur edhe betimi i ushtarëve të FSK-së.
“Betohem solemnisht se do të jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj plotësisht besnik Republikës së Kosovës, se do t’i bindem urdhërav të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe oficerëve të tjerë mbi mua, në pajtim me ligjin dhe se do t’i kryej detyrat e mia me zell, nderë dhe dinjitet. Betohem solemnisht se do të zbatoj Kushtetutën e Republikës së Kosovës, do t’i shërbej popullit dhe Atdheut tim dhe për mbrojtjen e tyre, nuk do të kursej as jetën time! Betohem!”.