3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ky aktivitet fizik ul rrezikun e goditjes në tru te njerëzit e moshës së mesme

Njerëzit e moshës së mesme që janë fizikisht aktivë kanë një shans dukshëm më të ulët për të pasur një goditje në tru, tregon një studim i ri.

Studimi përfshiu 15.000 njerëz të cilëve iu kërkua të bënin stërvitje në një rutinë për të përcaktuar aftësinë e tyre fizike, pas së cilës ata u ndoqën për dekadën e ardhshme – raporton londinezja The Times.

Pjesëmarrësit kishin moshë mesatare prej 55 vjetësh dhe u ndanë në tri grupe në bazë të rezultateve të trajnimit.

Të dhënat treguan se grupi më i aftë fizikisht kishte një shans 8 për qind më të ulët për të zhvilluar fibrilacion atrial dhe një shans 12 për qind më të ulët për të pasur një goditje në tru gjatë dekadës që u ndoqën, krahasuar me grupin tjetër.

Në të njëjtën kohë, ata kishin 14 për qind më pak gjasa të përballeshin me probleme të pafavorshme kardiovaskulare, duke përfshirë sulmin në zemër.

Aktiviteti i rregullt fizik mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe përmirësimin e funksionit të zemrës, gjë që mund të parandalojë zhvillimin e fibrilacionit atrial – është shprehur autori kryesor i studimit.

Studimi u prezantua në kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë në Amsterdam.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img