Site icon PrishtinaPress

Kuzhina Qendrore i reagon KMLDNJ-së:Ushqimi nëpër kopshte publike është cilësor

Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes Kuzhina Qendrore i ka reaguar Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për pretendimin se fëmijëve në kopshtet publike në Prishtinës iu është përkeqësuar ushqimi.

Sipas Kuzhinës Qendrore, hipotezat e ngritura nga KMDLNj nuk qëndrojnë, pasi ushqimi në kopshtet publike është konfrom rregullave duke u bazuar edhe në analizat e IKShPK-së si dhe menynë e përpunuar nga nutricionistë profesional.

“Ne, në asnjë rast nuk ka ndodhur që ndërmarrja të ofrojë ushqim të dobët apo të mangët për fëmijët e kopshteve publike. Vazhdimisht dhe çdo ditë ushqimi kontrollohet si dhe vërtetohet sasia e dërguar në bazë të regjistrave të cilat pranohen nga kopshtet publike si dhe nga ato me bazë në komunitet”.

“Ndërmarrja, gjithashtu ka kontakte ditore dhe të rregullta me përgjegjëset e kopshteve publike dhe çdo herë aplikon anketa në lidhje me cilësinë e ushqimit për fëmije, duke marrë parasysh që puna jonë afekton për sigurim të ushqimeve sa më cilësore për të ushqyer fëmijët tonë nëpër ҁerdhe”, thuhet në reagim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Kuzhina Qendrore i ka bërë ftesë Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut që ta vizitojnë ndërmarrjen dhe ta shijojnë ushqimin që u dërgohet fëmijëve.

“Vend për përmirësime, ka, por lajmet e tilla pa analizë dhe pa asnjë informacion se si operon ndërmarrja, krijojnë huti publike dhe të njëjtat i shërbejnë individëve që synojnë devijimin e së mirës e cila është interes publik i vendit”, thuhet më tej në reagim.

Exit mobile version