Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka zgjedhur dy anëtarët e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) nga komunitetet jo shumicë. Ivan Raduloviq nga komuniteti serb arriti të sigurojë 77 vota për t’u bërë anëtar i Bordit të RTK-së, ndërsa Sead Mujoviq arriti të jetë pjesë e këtij bordi me 72 vota.
Përzgjedhja e tyre është bërë me votim të fshehtë ndërsa, për zgjedhjen e anëtarit të tretë po vazhdon gara në mes të Dragan Cerkoviq dhe Nelica Velkoviq.
Në votimin e tyre kanë marr pjesë 87 deputetë të Kuvendit të Kosovës.