Me 86 vota pro, asnjë abstenim dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një marrëveshje mes Kosovës dhe BE-së për doganat.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se programi mbështet bashkëpunimin mes autoriteteve administratave tatimore të Bashkimit Europian dhe vendeve potenciale kandidate.
“Si program ka për qëllim zhvillimin dhe funksionimin e sistemeve kryesore të teknologjisë informative dhe krijimin e rrjeteve mes zyrtarëve të administratave tatimore nga e gjitha Europa”.
Këtë marrëveshje e ka përkrahur edhe opozita./Prishtinapress/