0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi votoi Qeverinë Kurti, këta janë ministrat e LVV-LDK-së

Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime e votoi Qeverinë e Re të Republikës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Të pranishëm në seancë ishin 76 deputetë, kurse para votimit, seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së.

Pas votimit, kabineti qeveritar ka bërë betimin solemn.

Qeveria Kurti e votuar tashmë në Kuvendin e Kosovës ka dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.

Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane.

Haki Abazi– Zëvendëskryeministër i dytë

Glauk Konjufca– Ministria e Punëve të Jashtme

Albulena Haxhiu– Ministria e Drejtësisë

Besnik Bislimi– Ministria e Financave

Rozeta Hajdari– Ministria e Ekonomisë

Arben Vitia– Ministria e Shëndetësisë

Blerim Reka– Ministria e Integrimeve Evropiane

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheqë me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Mbrojtjes, Arsimit, Kulturës dhe të Bujqësisë.

Emrat e LDK-së për postet qeveritare janë:

Avdullah Hoti – Zv. kryeministër i parë

Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës

Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes

Hikmete Bajrami – Ministre e Arsimit

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë

Ndërsa, ministre nga radhët e minoriteteve jo serbe është Emilia Rexhepi që do të udhëheq Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, ndërsa nga minoritetet serbe janë Dalibor Jevtiq që do të udhëheq Ministrinë e Kthimit dhe Ivan Milojeviq që do të udhëheqë Ministrinë për Zhvillim Rajonal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img