2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi ua kufizon hapësiren gazetarëve dhe kameramanëve, reagon AGK

Kuvendi ka vendosur një shirit në pjesën e mediave duke i zhvendosur gazetarët dhe kameramanët të cilët përcjellin punën e këtij institucioni më prapa.

Kuvendi është arsyetuar se ka vendosur shiritin për shkaqe sigurie derisa pritej të niste seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga ora 14:00, e kësaj të enjte.

Shiriti u vendos në pjesën ku janë mediet dhe xhamit ndarës të ballkonit për medie.

Na ballkonin e Kuvendit, nga ku mundësohet pamja e plotë e sallës së seancave, janë vendosur rregullisht ekipet e gazetarëve që kanë përcjellë seancat. Ajo është hapësira e vetme nga e cila gazetarët mund t’i përcjellin punimet e Kuvendit.

Për rastin ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

“Gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët që raportojnë nga Kuvendi i Kosovës kanë njoftuar se në seancën e së enjtes, janë ballafaquar me kufizim të dukshëm të kryerjes së detyrave nga hapësira e Kuvendit të Kosovës”.

“Në hapësirën lart prej nga mediet raportojnë është vendosur një shirit që u pamundëson medieve të marrin pamjen e plotë të Kuvendit dhe deputetëve. AGK-ja e kundërshton fuqishëm këtë vendim, që ka për tentim vështirësimin e raportimit profesional dhe të plotë nga Kuvendi. Ky vendim gjithashtu nuk i kontribuon transparencës për punën e të zgjedhurve të popullit”.

“AGK-ja fton Kryesinë e Kuvendit që të marrë masa për të lehtësuar punën e gazetarëve, pasi që raportimi i tyre nga Kuvendi është në interes të publikut. Si pasojë e këtij vendimi, gazetarët në fund të seancës së sotme janë larguar nga punimet e Kuvendit”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img