Site icon PrishtinaPress

Kuvendi të mërkurën diskuton projektligjin për Obiliqin

Kuvendi i Kosovës nesër ( e mërkurë) do të mbajë seancën e rregullt plenare.

Në këtë seancë e cila do të nisë nga ora 10:00, në rend dite do të jetë edhe Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethit të tij.
R e n d i  i  d i t ë s
 

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seancat e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian (për ratifikimin e kësaj marrëveshje kërkohen të paktën 80 vota “për”),
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale,  (Komisioni funksional për Legjislacion ka propozuar me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit, shqyrtimi i parë dhe i dytë të behet në të njëjtën ditë në dy seanca plenare),
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin Shëndetësor,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin  e këtij Projektligji  kërkohen,  të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të  komuniteteve që nuk janë  shumicë)  Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1),
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për performancën energjetike në ndërtesa,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për akreditim,
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rrethit të tij,
  14. Shqyrtimi i Raportit vjetor i Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
  15. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i  Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm  për vitin 2015,
  16. Shqyrtimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2015,
  17. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
  18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit,  Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a.,
  19. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e kompensimeve për kryetarin, nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit për Trashëgimi Kulturore,
  20. Zgjedhja e 2  (dy) anëtarëve të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
Exit mobile version