Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, tha se të enjten do të diskutohet për Raportin i Komisionit Evropian, për vendin për vitin 2022.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri shtoi se për shkak të përmbushjes së agjendës evropiane është me rëndësi që të diskutohen të gjeturat.
“Sot u vendos që ditën e enjte të mbahet seancë, ndërsa ne si GP kërkuam që të enjten të diskutohet Raporti i Progresit”.
“Mendoj që diskutimi është e rëndësishme dhe të japim kontributin tonë si parti politike të që lidhen me reformën evropiane. Ju e dini që ky Raport ka gjetur një sërë gjetjesh në shumë fusha dhe mendoj që është e rëndësishme që të diskutohen këto gjetjesh”, u shpreh ai.