-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi sqaron kontratën për “Shërbime audio-vizuele”

Zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes një komunikate për opinionin ka sqaruar kontratën që Kuvendi i Kosovës ka lidhur me operatorin ekonomik “Ekonomia Online” SH.P.K., për shërbime audio-vizuele, për një periudhë 6-mujore.

Në sqarim thuhet:

Për shkak të rritjes së interesimit të mediave lidhur kontratën që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka lidhur me një operator ekonomik për shërbime audio-vizuele, Zyra e Sekretarit sqaron:

  • Komunikimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës me mediat dhe nëpërmjet tyre, me qytetarët, paraqet një segment të rëndësishëm të funksionimit të demokracisë parlamentare dhe një element qenësor të veprimtarisë së përditshme institucionale.
  • Në këtë drejtim, Kuvendi është i përkushtuar për transparencë kundruall mediave dhe publikut, konform zhvillimit teknologjik dhe mekanizmave që ky zhvillim u ofron njerëzve.
  • Aktualisht, Kuvendi i Republikës së Kosovës, përveç seancave plenare, nuk ka shërbim vetjak për xhirime audio-vizuele të mbledhjeve, takimeve dhe aktiviteteve të tjera që zhvillojnë organet dhe trupat e tij. Për pasojë, në raste kur Kuvendit i nevojiten pamje nga aktivitete të organeve të veta, është i detyruar të kërkojë, në mirëkuptim, materiale filmike nga mediume të ndryshme. Po ashtu, nuk ka mundësi që të njëjtat t’i vejë në shërbim të publikut.
  • Në projeksionet afatmesme, Kuvendi i Republikës së Kosovës mëton të ndërtojë shërbime vetjake audio-vizuele, të cilat do të lehtësonin punën e mediave gjatë ndjekjes dhe raportimit të tyre për aktivitetet e Kuvendit, ndërsa publikut të përgjithshëm, do t’i ofrojë mundësi të ndjekë në kohë reale, nëpërmjet ueb-faqes, aktivitetet e Kuvendit dhe të trupave të tij të punës.
  • Aktualisht, në mungesë të këtyre shërbimeve dhe për arsyet e lartcekura, Kuvendi ka qenë i detyruar të kontraktojë, fillimisht, një operator të jashtëm, i cili do të kryej shërbime audio-vizuele për nevoja të Kuvendit. Më 10 janar 2017, Kuvendi ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Ekonomia Online” SH.P.K., për shërbime audio-vizuele, për një periudhë 6-mujore, në vlerë të përgjithshme 8 970 euro (për më tepër, shih të dhënat në ueb-faqen e KRRPP-së).
  • Për shkak të natyrës specifike të këtyre shërbimeve, që lidhet me aspekte të sigurisë, Kuvendi ka ndjekur procedurë të negociuar për kontraktimin e këtij operatori, duke respektuar tërësisht procedurat ligjore.
  • Operatori ekonomik është i obliguar të kryej shërbime për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas kontratës dhe specifikacionit teknik, dokumente këto të qasshme nga mediat dhe publiku, konform Ligjit për qasje në dokumente publike.

Ndërkaq, sa i përket videove të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ato janë të realizuara nga stafi i tij i brendshëm. Në kuadër të kabinetit të kryetarit Veseli, ka staf me përvojë në fushën e komunikimit masiv, i cili realizon profesionalisht videot, por edhe fotot. Në rrethanat e tashme të zhvillimit teknologjik, ka evoluuar edhe mënyra e komunikimit masiv dhe kryeparlamentari Veseli po e ndjek trendin e ri në këtë fushë.

Besojmë që në këtë sqarim, të gjitha mediat që kanë adresuar pyetje lidhur me këtë temë, mund gjejnë përgjigjet dhe të dhënat e nevojshme, thuhet në sqarimin e Zyrës së sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img