Site icon PrishtinaPress

Kuvendi sot mban seancë plenare për themelimin e komisioneve parlamentare

Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare, ndërsa në rend dite është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare.

Seanca e Kuvendit të Kosovës mbahet në ora 10:00.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e fundit ka bërë ndarjen e komisioneve parlamentare të cilat do të udhëhiqen nga Grupet Parlamentare.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që deri ditën e mërkure, grupet parlamentare t’i dërgojnë edhe emrat e anëtarëve, që Komisionet të votohen në Kuvend gjatë seancës plenare të së enjtes.

Osmani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të udhëheqë Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Komisionin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural.

LDK do ta udhëheqë Komisionin për Integrime Evropiane, Komisionin për Legjislacion dhe Komisionin për Arsim, Shkencë e Teknologji, Ndërmarrësi dhe Inovacion.

PDK do të udhëheqë Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media; Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

AAK do të drejtojë Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë si dhe Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Nisma do ta udhëheqë Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.

Ndërkaq, Lista Serbe Komisionin për Të drejtat e Komuniteteve dhe Kthim.

Grupi Parlamentar 6plus do të udhëheqë Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. /Telegrafi/

Exit mobile version