0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi s’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Qeverinë dhe Noterinë

Kuvendi i Kosovës në vazhdimin e seancës plenare nuk ka pasur kuorum për votimin në lexim të dytë të Projektligjit me 11 amendamente për Qeverinë e Kosovës.

Përkundër që në seancë po marrin pjesë 73 deputetë, vetëm 54 prej tyre morën pjesë në votim.

Po ashtu, në këtë seancë nuk pati kuorum as për votimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për noterinë.

Kuvendi tash po shqyrton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027, të cilin po e prezanton kryeministri Albin Kurti.

Gjatë javës së kaluar Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi për t’i votuar dy projektligje, atë për përcaktimin e çmimit tavan për produktet elementare dhe projektligjin për mbështetjen e punëve publike, e ka ndërprerë seancën për ta vazhduar sot. Në të dy këto projektligje kishin marrë pjesë jo më shumë se 58 deputetë, ndonëse të pranishëm në sallë ishin 70 deputetë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img