Site icon PrishtinaPress

Kuvendi shqyrton Projektligjin për vlerat e UÇK-së

Kuvendi i Kosovës sot pritet të votojë në parim Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vazhdimin e seancës së ndërprerë javën e kaluar.

Në rendin e ditës do të jetë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e fakulteteve juridike të Kosovës, zgjedhja e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe zgjedhja e shtatë anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Deputetët do të shqyrtojnë edhe propozim-vendimin për caktimin e pagës së drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Pikë e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë për miratimin e Buxhetit të këtij komisioni dhe propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare./KP/

Exit mobile version