2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për IPA-n, Kosova pritet të përfitojë 6 milionë euro

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar me 96 vota pro Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019. Kjo shumicë unanime e votave erdhi pas mbështetjes së dy partive opozitare Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së.

Duke arsyetuar këtë projektligj, zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj tha se vendi përfiton shumë nga ratifikimi i saj.

“Kjo marrëveshje financiare përfshinë vetëm fondet për të cilat nevojitet bashkëfinancimi nga Kosova nga programi vjetor IPA 2019 pjesa 2, por është e të njëjtin program. Pra nga program vjetor IPA 2019 kemi edhe një marrëveshje tjetër që është nënshkruar nga kryeministri dhe për të cilin është kryer dekretimi nga presidenti. Në atë rast ne do përfitojmë nga BE-ja 42 milionë euro, por nuk kemi bashkëfinancim dhe nuk ka pasur nevojë ratifikim për nga Kuvendi”, tha ai.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, deputeti Hekuran Murati për përkrahjen ndaj këtij projektligji tha se ata do të mbështesin çdo gjë të mirë për vendin.

“Ne e dina që pa votat e LVV-së nuk do të mundet të kalonte, ne jemi përkrahur këtë marrëveshje dhe çdo gjë është e mirë për shtetin tonë”

Ndërkaq, Blerta Deliu nga PDK-ja duke pasur rëndësinë e këtij projektligji tha se janë pro tij.

“Ne e kuptojmë rëndësinë e saj dhe do të votojmë pro marrëveshjes”, tha ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img