-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kuvendi paguan naftën e deputetëve, reagon Olluri: Kjo është marre për deputetët, Kurti dhe Konjufca duhet ta ndalin pabarazinë

Drejtori ekzekutiv i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka reaguar ndaj pagesës së karburateve që Kuvendi ua bënë deputetëve. 

“Kjo është marre për deputetin e për shtetin. Pse duhet shteti i varfër i Kosovës me ia pagu naftën dikujt që e ka rrogën mbi 2 mijë euro”, ka shkruar Olluri.

Reagimi i plotë i Ollurit: 

Kjo eshte marre,

Parlamenti ia paguan deputeteve naften e benzinen per te ardhur ne seanca e komisione.

Deputetet qe jetojne ne Prishtine behen me letra kinse vijne nga Gjakova, Peja, Prizreni etj.

Kjo eshte arsyeja qe asnjeri nuk e ka ngritur zanin kunder manipulimit me çmime te derivateve. Sepse ia paguan shteti.

Kjo eshte marre per deputetin e per shtetin.

Pse duhet shteti i varfer i Kosoves me ia pagu naften dikujt qe e ka rrogen mbi 2 mije euro?

Hajde ne parlament me bicikell, me autobus, me kerr te naj shokut ose shpenzoj do pare te rroges tande per derivate. Kujt po i intereson se me cka vjen deputeti deri ne parlament?

Pse s’po ia paguan shteti naften edhe nje qytetari te zakonshem qe punon ne kompani private, por vec deputetit?

Albin Kurti e Glauk Konjufca na kallezojshin qisi perralla te barazise neper fushate. Hajdeni djema shfuqizojeni kete vendim qe e thellon pabarazine.

Krejt Shtetin ne dore e keni. Punoni Drejt!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img