Site icon PrishtinaPress

Kuvendi pa kuorum, Veseli fton mbledhjen e Kryesisë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kërkuar nga anëtarët e kryesisë të mbajmë mbledhje në sallën 301, pasi në Kuvend ka mungesë të kuorumit.

Deputetët sot kanë në rend të ditës diskutimin për projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Veseli tha që do të ketë pauzë deri në ora 11:00 deri sa të bëhen 61 deputetë për ta mundësuar nisjen e seancës.

“Vetëm kolegët e kryesisë dhe të vendosim për mbarëvajtjen e punës në Kuvend. Kolegët deputetë po donë me i marrë rrogat po s’po donë me ardhë në seancë. Realisht me folë”, tha Veseli, raporton kallxo.com.

Sipas tij, nuk do të ketë pushim deri ta kryejnë këtë agjendë.

“Propozimi im do të jetë çdo ditë me u taku, le ta sheh edhe populli ku jemi. Deri në ora 11 pauza”, tha Veseli.

Exit mobile version