Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në seancën e sotme.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk do të dalin në votim të trija marrëveshjet për shkak se nuk pati kuorum.
Deputetët e opozitës të gjithë sot e lëshuan seancën e Kuvendit për shkak se ajo nisi me vonesë.
Marrëveshjet ndërkombëtare në fjalë ishin këto:
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-317 për aderim në “Konventën për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështje civile apo tregtare”,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-318 për aderim në “Konventën për marrjen e provave jashtë vendit në çështje civile apo tregtare”,
- Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-319 për aderim në “Konventën për zgjedhjen e marrëveshjeve gjyqësore”. /Klankosova.tv