Site icon PrishtinaPress

Kuvendi nis sesionin vjeshtor me një minutë heshtje për viktimat në Libi dhe Maroko

Deputetët iu rikthyen sot Kuvendit të Kosovës me sesionin e vjeshtës, për çka kryekuvendari i kërkoi sukses në këtë sesion të ri.

Në seancë po marrin pjesë mbi 61 deputetë.

Në hapje të seancës, kreu i këtij institucioni, Glauk Konjufca u shpreh se i kanë parë me shumë trishtim përmbytjet në Libi dhe tërmetin në Maroko, nga katastrofa ku humbën jetën mijëra qytetarë.

Më pas Kuvendi mbajti një minutë heshtje për viktimat.

 

Exit mobile version