Site icon PrishtinaPress

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për komunikimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin

Nesër me fillim nga ora 12:00, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, atë të debatit parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiq.

Kjo seancë e jashtëzakonshme u thirr me iniciativën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shefi i deputetëve të PDK-së Abelard Tahiri, njoftoi se janë siguruar 42 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, njofton Klankosova.tv

Exit mobile version