Site icon PrishtinaPress

Kuvendi ndan 40 mijë euro për blerjen e tepisonave dhe perdeve

Kuvendi i Kosovës po planifikon të shpenzojë 40 mijë euro për blerjen e tepisonave dhe perdeve.

Në njoftimin për kontratë të publikuar në e-Prokurim, thuhet se do të blihen 19 artikuj.

Kohëzgjatja e kontratës kornizë është 36 muaj.

Kompanitë e interesuara për ta furnizuar Kuvendin me tepisona dhe perde kanë afat që t’i dorëzojnë ofertat e tyre deri më 7 prill.

“Vizitë sqaruese para dorëzimit të tenderit. Një vizitë para dorëzimit të tenderit do të mbahet më datën 24.03.2023 në orën 14:00 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Vizita nuk është e detyrueshme, por është e rëndësishme për informim më detal rreth furnizimeve cilat janë objekt i kontratës. Qëllimi i Autoritetit Kontraktues është që me këtë rast t’u sqarojë operatorëve ekonomikë çështje të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me realizimin e këtij furnizimi. Gjatë kësaj vizite, Kuvendi i Republikës së Kosovës (Autoriteti Kontraktues) do të mbajë procesverbal me shkrim”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version