Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është miratuar Projektligji për Gjykatën Speciale.
Ky projektligj është miratuar nga 74 deputët dhe nuk ka pasur asnjë votë kundër.
Ndërsa Kuvendi nuk ka miratuar marrëveshjën ndërkombëtare për reforma në sistemin social.
Kjo marrëveshjë është mbështetur nga AAK por jo edhe nga LDK-ja.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri Murati i cili ka fajsuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për këtë dështim.
“LDK-ja sapo bëri histori”, tha Murati.
“Në të kaluarën, ka pasur raste kur marreveshjet ndërkombëtare nuk kanë kaluar duke mos marrë kuorumin e nevojshëm prej 80 votave, gjë që ka nënkuptuar se janë shtyrë për seancën e radhës, por asnjëherë nuk ka ndodhur që ato të rrëzohen kështu si bëri LDK sot.