Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Falimentim.
61 deputetë votuan pro miratimit të këtij projektligji.
Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, “ka thënë që janë plotësuar kushtet për diskutim, shqyrtim, dhe mratim në praim dhe pastaj përmes dy leximeve do të trajtohen edhe amandamentet eventuale të deputetëve”.
Ndërkaq, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i adresoi parimet e procedurës dhe çështje ne rregullave të shitjes së aseteve në procedurën e likuidimit.