Kuvendi i Kosovë ka miratuar sot deklaratën e propozuar nga deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, lidhur me miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.
Me miratimin e të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, është miratuar sot Deklarata për Miratimin e Përkufizimit të Përdorshëm për Antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.
Deputetët kanë votuar me 79 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër.