Site icon PrishtinaPress

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2022

Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.

Miratimi u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.

Në lexim të dytë buxhetit iu shtuan mbi 80 amendamente. Shumica e tyre, që u iniciuan nga opozita, s’u miratuan. Kjo shkaktoi edhe përplasje mes opozitës dhe deputetëve të Vetëvendosjes.

Buxheti për vitin e ardhshëm është 2.7 miliardë euro.

S’pati asnjë votë kundër, ndërsa ishte një abstenim.

Exit mobile version