Site icon PrishtinaPress

Kuvendi mblidhet sërish sot, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot.

Kjo seancë pritet të mbahet me fillim nga ora 10:00.

Kuvendi i Kosovës edhe gjatë ditës së djeshme ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme ku ka miratuar vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në energji.

Rendi i ditës për seancën e sotme:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-146 për Zbatimin e Sanksioneve Financiare Ndërkombëtare të Shenjëstruara,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore,

Formimi i Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projektligjit për zhvillimin e procesit të vlerësimit kalimtar,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët publik,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-196 për Pagat në sektorin publik,

Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,

Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,

Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,

Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,

Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,

Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,

Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë./Prishtinapress/

Exit mobile version